Dr. Emirjon Haxhiu
Dr. Emirjon Haxhiu është Specialist i Otorinolaringologjisë dhe Kirurgjisë së Kokës dhe Qafës. Studimet e mjekësisë i kreu në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, ndërsa formimin specialistik pranë Klinikës së Otorinolaringologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Formimi i tij profesional përfshin përvojë solide në mjekësinë e përgjithshme, mjekësinë emergjente dhe praktikën e avancuar kirurgjikale ORL, me interes të veçantë në kirurgjinë e kokës dhe qafës, rinologji, kirurgjinë e veshit dhe kirurgjinë rekonstruktive të fytyrës. Gjatë zhvillimit të tij profesional, Dr. Haxhiu ka ndjekur kurse praktike dhe trajnime të specializuara ndërkombëtare në disa qendra evropiane, duke përfshirë programe hands-on kadaverike dhe kirurgji live në Milano, Zagreb, Utrecht, Pragë, Stamboll dhe Bremen, me fokus në teknikat më moderne kirurgjikale.


