Kalo te përmbajtja kryesore
Klinika Novus ORL Prishtinë
Dr. Emirjon Haxhiu - Specialist i otorinolaringologjisë
Licencuar
Klinika Novus ORL · Prishtinë

Dr. Emirjon Haxhiu

Specialist i otorinolaringologjisë

Dr. Emirjon Haxhiu është Specialist i Otorinolaringologjisë dhe Kirurgjisë së Kokës dhe Qafës. Studimet e mjekësisë i kreu në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, ndërsa formimin specialistik pranë Klinikës së Otorinolaringologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Formimi i tij profesional përfshin përvojë solide në mjekësinë e përgjithshme, mjekësinë emergjente dhe praktikën e avancuar kirurgjikale ORL, me interes të veçantë në kirurgjinë e kokës dhe qafës, rinologji, kirurgjinë e veshit dhe kirurgjinë rekonstruktive të fytyrës.

Gjatë zhvillimit të tij profesional, Dr. Haxhiu ka ndjekur kurse praktike dhe trajnime të specializuara ndërkombëtare në disa qendra evropiane, duke përfshirë programe hands-on kadaverike dhe kirurgji live në Milano, Zagreb, Utrecht, Pragë, Stamboll dhe Bremen, me fokus në teknikat më moderne kirurgjikale.

Fushat e interesit profesional

Kirurgjia e kokës dhe qafësKirurgjia onkologjike e kokës dhe qafësRinoplastikaKirurgjia endoskopike e sinuseve paranazale (FESS)Kirurgjia e veshitKirurgjia rekonstruktive e fytyrësOtorinolaringologjia e përgjithshme

Edukimi & specializimi

Specializimi në otorinolaringologji – kirurgji e kokës dhe qafës

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK)

Formim i thelluar klinik dhe kirurgjikal në patologjitë kirurgjikale të veshit, hundës, fytit dhe kokës e qafës.

Doktor i mjekësisë së përgjithshme (MD)

Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës

Studimet universitare në mjekësi me theks në disiplinat kirurgjikale dhe otorinolaringologji.

Trajnimet & kurset ndërkombëtare

Pjesëmarrja në kurse të avancuara, trajnime praktike dhe cadaver dissection ndërkombëtare.

Temporal Bone Course

Pragë, Çeki

Trajnim i avancuar praktik në kirurgjinë e kockës temporale dhe patologjitë e veshit.

Hands-on Head and Neck Surgical Oncology Course

Cancer Center UtrechtUtrecht, Holandë

Trajnim intensiv praktik në kirurgjinë onkologjike dhe rekonstruktive të kokës dhe qafës.

Step by Step Rhinoplasty Cadaver Course & Live Surgery Program

Acıbadem CaseStamboll, Turqi

Trajnim praktik në rinoplastikë, diseksion anatomik në kadaver dhe kirurgji live.

RhinoDays – International Cadaver Course

Selanik, Greqi

Trajnim ndërkombëtar praktik në rinologji, kirurgjinë e avancuar të hundës dhe sinuseve paranazale (FESS).

Salzburg Weill Cornell Seminar in Otolaryngology

Weill Cornell Medical CollegeSalzburg, Austri

Seminar dhe trajnim i specializuar ndërkombëtar në Otorinolaringologji.

Rekonstruktive Gesichtschirurgie

Bremen, Gjermani

Trajnim i avancuar në kirurgjinë rekonstruktive të fytyrës dhe menaxhimin e flapeve lokale.

Përvoja profesionale

Specialist i otorinolaringologjisë

Klinika Novus ORL, Prishtinë

Konsulta të specializuara, ekzaminime video-endoskopike të avancuara dhe ndërhyrje kirurgjikale ORL.

Praktikë specialistike kirurgjikale në otorinolaringologji

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK)

Përvojë spitalore dhe operative në sallat e kirurgjisë ORL dhe poliklinikën specialistike.

Mjek në shërbimin e emergjencës mjekësore

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës

Përvojë dyvjeçare në menaxhimin e rasteve akute emergjente, ndihmën e shpejtë dhe stabilizimin e pacientëve.

Mjek i përgjithshëm

Kujdesi Parësor Shëndetësor

Përvojë dyvjeçare në diagnostikim klinik dhe kujdesin e përgjithshëm mjekësor.

Kongrese & aktivitete ndërkombëtare

6th Congress of European ORL-HNS – Milano, Itali
Confederation of ORL-HNS Academies – 1st Course – Zagreb, Kroaci
Pjesëmarrje në aktivitete dhe konferenca profesionale ndërkombëtare në fushën e Otorinolaringologjisë.

Anëtarësitë profesionale

Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK)
Shoqata e Otorinolaringologëve të Kosovës

Shërbimet e ndërlidhura në klinikë

Udhëzues mjekësorë të rishikuar

(opens in new tab)