# Dr. Lir Jakupi — Specialist i otorinolaringologjisë

Novus ORL · Prishtina

**Gjuha:** sq

**Burimi:** https://novusorl.com/mjeket/dr-lir-jakupi/

## Specialist i otorinolaringologjisë

Dr. Lir Jakupi është Specialist i Otorinolaringologjisë dhe Kirurgjisë së Kokës dhe Qafës. Studimet e mjekësisë i kreu në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës dhe formimin specialistik pranë Klinikës së Otorinolaringologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Ai posedon përvojë të vyer klinike dhe spitalore ndërkombëtare në Gjermani, ku ka shërbyer si mjek rezident (Assistenzarzt) në St. Georg Klinikum në Eisenach.

Përgatitja e tij kirurgjikale përfshin kurse të avancuara kadaverike (cadaver dissection), live surgery dhe trajnime praktike ndërkombëtare në qendra prestigjioze evropiane si Cancer Center Utrecht, Weill Cornell Salzburg, Acıbadem Case Stamboll, Zagreb dhe Universitätsklinikum Jena në Gjermani, me interes dhe ekspertizë të thelluar në rinoplastikë, kirurgjinë e kokës dhe qafës, kirurgjinë e veshit dhe procedurat endoskopike ORL.

### Edukimi & specializimi

- **Specializimi në otorinolaringologji – kirurgji e kokës dhe qafës** — Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK)
  Formim i thelluar klinik dhe operativ në patologjitë e hundës, sinuseve, veshit dhe kokës e qafës.
- **Doktor i mjekësisë së përgjithshme (MD)** — Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës
  Studimet universitare në Fakultetin e Mjekësisë me fokus në lëndët kirurgjikale.

### Trajnimet & kurset ndërkombëtare

- **Rhinoplasty Cadaver and Live Surgery Training** (Acıbadem Case, Stamboll, Turqi)
  Trajnim praktik në rinoplastikë, diseksion anatomik në kadaver dhe kirurgji live.
- **12th Hands-on Introductory Course to Head and Neck Surgery** (Cancer Center Utrecht, Utrecht, Holandë)
  Kurs praktik kadaverik (cadaver dissection) në kirurgjinë e kokës dhe qafës.
- **Përvojë klinike mjekësore në Gjermani (clinical training)** (Universitätsklinikum Jena, Jena, Gjermani)
  Përvojë klinike dhe spitalore mjekësore pranë qendrës universitare gjermane.
- **Weill Cornell Seminar on Otology and Temporal Bone Surgery** (Weill Cornell Salzburg Institute, Salzburg, Austri)
  Seminar dhe trajnim i avancuar ndërkombëtar në otologji dhe kirurgjinë e kockës temporale.
- **Confederation of European ORL-HNS Academy – Course 1** (ORL-HNS Confederation, Zagreb, Kroaci)
  Trajnim ndërkombëtar i Konfederatës Evropiane të Akademive ORL-HNS.

### Përvoja profesionale

- **Specialist i otorinolaringologjisë** — Klinika Novus ORL, Prishtinë
  Praktikë specialistike klinike, video-endoskopi bashkëkohore dhe menaxhim kirurgjikal ORL.
- **Mjek në otorinolaringologji (Assistenzarzt)** — St. Georg Klinikum, Eisenach – Gjermani
  Përvojë spitalore në Gjermani në diagnostikim, trajtim dhe menaxhim kirurgjikal të rasteve ORL.
- **Praktikë specialistike kirurgjikale në otorinolaringologji** — Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK)
  Përvojë spitalore dhe operative në sallat e kirurgjisë ORL dhe poliklinikën specialistike.
- **Konsulent medicino-teknik për teknologji kirurgjikale** — YessPharma (Medtronic, GE Healthcare)
  Konsulencë për pajisjet e avancuara kirurgjikale dhe teknologjinë moderne mjekësore.
- **Mjek në ekipin e reagimit shëndetësor** — Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike
  Përvojë në menaxhimin e protokolleve klinike dhe situatave emergjente shëndetësore.

### Kongrese & aktivitete ndërkombëtare

- Confederation of European ORL-HNS Academy – 1st Course – Zagreb, Kroaci
- Weill Cornell Seminar on Otology and Temporal Bone Surgery – Salzburg, Austri
- Pjesëmarrje në kurse praktike ndërkombëtare kadaverike dhe kirurgji live (Utrecht, Stamboll, Jena, Salzburg).

### Anëtarësitë profesionale

- Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK)
- Shoqata e Otorinolaringologëve të Kosovës

## Cakto termin me mjekun

Novus ORL · Ali Aliu Kelmendi 216, Prishtinë

[Na kontaktoni](https://novusorl.com/kontakti/) · [+383 (0) 49 963 333](tel:+38349963333) · [WhatsApp](https://wa.me/38349963333)
