# Dr. Emirjon Haxhiu — Specialist i otorinolaringologjisë

Novus ORL · Prishtina

**Gjuha:** sq

**Burimi:** https://novusorl.com/mjeket/dr-emirjon-haxhiu/

## Specialist i otorinolaringologjisë

Dr. Emirjon Haxhiu është Specialist i Otorinolaringologjisë dhe Kirurgjisë së Kokës dhe Qafës. Studimet e mjekësisë i kreu në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, ndërsa formimin specialistik pranë Klinikës së Otorinolaringologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Formimi i tij profesional përfshin përvojë solide në mjekësinë e përgjithshme, mjekësinë emergjente dhe praktikën e avancuar kirurgjikale ORL, me interes të veçantë në kirurgjinë e kokës dhe qafës, rinologji, kirurgjinë e veshit dhe kirurgjinë rekonstruktive të fytyrës.

Gjatë zhvillimit të tij profesional, Dr. Haxhiu ka ndjekur kurse praktike dhe trajnime të specializuara ndërkombëtare në disa qendra evropiane, duke përfshirë programe hands-on kadaverike dhe kirurgji live në Milano, Zagreb, Utrecht, Pragë, Stamboll dhe Bremen, me fokus në teknikat më moderne kirurgjikale.

### Edukimi & specializimi

- **Specializimi në otorinolaringologji – kirurgji e kokës dhe qafës** — Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK)
  Formim i thelluar klinik dhe kirurgjikal në patologjitë kirurgjikale të veshit, hundës, fytit dhe kokës e qafës.
- **Doktor i mjekësisë së përgjithshme (MD)** — Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës
  Studimet universitare në mjekësi me theks në disiplinat kirurgjikale dhe otorinolaringologji.

### Trajnimet & kurset ndërkombëtare

- **Temporal Bone Course** (Pragë, Çeki)
  Trajnim i avancuar praktik në kirurgjinë e kockës temporale dhe patologjitë e veshit.
- **Hands-on Head and Neck Surgical Oncology Course** (Cancer Center Utrecht, Utrecht, Holandë)
  Trajnim intensiv praktik në kirurgjinë onkologjike dhe rekonstruktive të kokës dhe qafës.
- **Step by Step Rhinoplasty Cadaver Course & Live Surgery Program** (Acıbadem Case, Stamboll, Turqi)
  Trajnim praktik në rinoplastikë, diseksion anatomik në kadaver dhe kirurgji live.
- **RhinoDays – International Cadaver Course** (Selanik, Greqi)
  Trajnim ndërkombëtar praktik në rinologji, kirurgjinë e avancuar të hundës dhe sinuseve paranazale (FESS).
- **Salzburg Weill Cornell Seminar in Otolaryngology** (Weill Cornell Medical College, Salzburg, Austri)
  Seminar dhe trajnim i specializuar ndërkombëtar në Otorinolaringologji.
- **Rekonstruktive Gesichtschirurgie** (Bremen, Gjermani)
  Trajnim i avancuar në kirurgjinë rekonstruktive të fytyrës dhe menaxhimin e flapeve lokale.

### Përvoja profesionale

- **Specialist i otorinolaringologjisë** — Klinika Novus ORL, Prishtinë
  Konsulta të specializuara, ekzaminime video-endoskopike të avancuara dhe ndërhyrje kirurgjikale ORL.
- **Praktikë specialistike kirurgjikale në otorinolaringologji** — Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK)
  Përvojë spitalore dhe operative në sallat e kirurgjisë ORL dhe poliklinikën specialistike.
- **Mjek në shërbimin e emergjencës mjekësore** — Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës
  Përvojë dyvjeçare në menaxhimin e rasteve akute emergjente, ndihmën e shpejtë dhe stabilizimin e pacientëve.
- **Mjek i përgjithshëm** — Kujdesi Parësor Shëndetësor
  Përvojë dyvjeçare në diagnostikim klinik dhe kujdesin e përgjithshëm mjekësor.

### Kongrese & aktivitete ndërkombëtare

- 6th Congress of European ORL-HNS – Milano, Itali
- Confederation of ORL-HNS Academies – 1st Course – Zagreb, Kroaci
- Pjesëmarrje në aktivitete dhe konferenca profesionale ndërkombëtare në fushën e Otorinolaringologjisë.

### Anëtarësitë profesionale

- Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK)
- Shoqata e Otorinolaringologëve të Kosovës

## Cakto termin me mjekun

Novus ORL · Ali Aliu Kelmendi 216, Prishtinë

[Na kontaktoni](https://novusorl.com/kontakti/) · [+383 (0) 49 963 333](tel:+38349963333) · [WhatsApp](https://wa.me/38349963333)
